Under Header

spot_img

FITORJA E GJASHTË RRESHT DHE E…, A PO RIKTHEHEN WARRIORS?

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden State Warriors e kanë vijuar edhe gjatë kësaj mesnate, formën fantastike që po e përjetojnë në stinorin e ri të NBA-së.

‘Viktimë’ e tyre kësaj rradhe ishte Minnesota Timberwolves që e mposhtën 123-110.

Andrew Wiggins ishte i jashtëzakonshëm për Warriors në këtë fitore me 35 pikë e 4 kërcime, por u dalluan edhe Steph Curry me 25 pikë, 6 asiste e 4 kërcime dhe Jordan Poole me 14 pikë.

Te Timberwolves, Anthony Edwards me plotë 48 pikë, 5 kërcime e 5 asiste, për 42 minuta lojë ishte i pamjaftueshëm për diçka më shumë.

Në Konferencën Perëndimore, Warriors mbeten të parët me 10 fitore e vetëm 1 humbje, derisa Minnesota po në këtë Konferencë i ka 3 fitore e 7 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Warriors takohen me Chicago Bullsat e Minnesota ndeshet me Lakers.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme