Basketboll

VËLLAZNIMI ME FITOREN E RRADHËS, MPOSHT EDHE BOREAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës e ka arritur edhe fitoren e pestë rradhazi në Ligën e parë.

Në Palestrën e vet ”Shani Nushi” gjakovarët triumfuan pa ndonjë telashe ndaj ekipit simpatik dhe të ri të Boreas me rezultat final 90-53.

Statistikat zyrtare nga kjo ndeshje nuk funksionuan fare dhe si pasojë e kësaj pikëshënuesit e ndeshjes nuk i kemi.

Pas xhiros së pestë në Ligën e parë, Vëllaznimi ka pesë fitore nga po aq ndeshje të luajtura dhe gjendet në pozitën e parë me 10 pikë. Ndërsa, Borea tash ka tri humbje e dy fitore dhe pozicionohet përkohësisht në vendin e katërt me 7 pikë.

Në xhiron e rradhës, Vëllaznimi i shkon As Prishtinës e Borea e pret New Basketin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.