Basketboll

WESTBROOK ME TRIPLE-DOUBLE, LAKERS FITOJNË PAS VAZHDIMEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – LA Lakers e kanë arritur fitoren e shtatë sezonale në NBA edhe pse me shumë telashe dhe atë vetëm pas vazhdimeve.

Ata kanë triumfuar ndaj Miami Heat me rezultatin e përgjithshëm 120-117, derisa në kohën e rregullt rezultati shënonte 112-112.

Rusell Westbrook ishte i pandalshëm në këtë fitore për Lakers me shifrat magjike në basketboll triple-double(25pk, 14ast, 12krc), derisa West u ndihmua edhe nga Malik Monk që shtoi 27 pikë e Anthony Davis me double-double(24pk, 13krc).

Vlen të ceket se ishte ky triple-double i tretë për Westbrookun që nga kalimi te Lakers.

Te Miami nuk mjaftuan në asnjë mënyrë për fitore, Bam Adebayo me double-double(28pk, 10krc) e as Tyler Herro me 27 pikë.

Pas xhiros së 12-të në NBA, Lakers kanë 7 fitore dhe 5 humbje, derisa Miami ka 7 fitore dhe 4 humbje.

Në xhiron e rradhës, Miami luan ndaj Clippers e Lakers ndeshen me Minnesotan.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.