Basketboll

VUSHTRRIA FITON THELLË DHE NGJITET NË POZITËN E DYTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Vushtrria e ka vazhduar formën e mirë edhe në këtë xhiro të edicionit të ri të garave në Ligën e parë.

Ekipi simpatik që në rradhët e veta ka kryesisht lojtarë të rinjë, ka triumfuar në shtëpi ndaj Feronikelit me rezultat të thellë 83-53 dhe pa ndonjë telashe.

Shpat Syla me 22 pikë, Engjëll Ramaj me 21 dhe Paraart Zeqiri me 11 sosh, ishin tre individët me pikë dyshifrore në këtë fitore meritore të vushtrriasve.

Te Nikli, Kreshnik Tigani e Bunjan Hasku kishin nga 17 pikë.

Vushtrria me këtë fitore e cila ishte e katërta sezonale, karshi vetëm 1 disfate, ngjitet në pozitën e dytë me 9 pikë. Derisa, Nikli mbetet ekipi i vetëm pa fitore në Ligën e parë me 5 humbje nga po aq ndeshje të luajtura.

Në xhiron e ardhshme, Vushtrria e pret Istogun e Feronikeli luan ndaj Dardanëve në shtëpi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.