Basketboll

BOREA FITOI TRILLERIN E VËRTETË DHE PAS VAZHDIMEVE NDAJ NEW BASKETIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej dueleve më interesante të xhiros në Ligën e parë mes Boreas dhe New Basketit është mbyllur vetëm pas vazhdimeve.

Në këtë duel spektakolar dhe me shumë kthesa, pjesa e parë i takoi ngushtë Boreas 42-38, derisa në çerekun e tretë New Basketi mori avantazhin 62-63 dhe nisi periodën vendimtare në avantazh minimal.

Në çerekun e fundit, skuadrat nuk arritën ta mbyllin ndeshjen me fitore dhe koha e rregullt u mbyll baraz 89-89, ndërsa pas vazhdimeve triumfoi ngushtë ekipi nga Peja, Borea 96-92.

Statistikat zyrtare nga ky duel nuk funksionuan fare dhe për këtë realizimet e lojtarëve e patëm të pamundur ti kemi në këtë raport të ndeshjes.

Pas xhiros së gjashtë në Ligën e parë, Borea u ngrit në pozitën e 4-të me 9 pikë, 3 fitore e 3 humbje. Derisa, New Basketi gjendet në pozitën e 7-të me 8 pikë, 2 fitore e 4 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Borea luan ndaj MH Prishtinës e New Basketi e pret As Prishtinën.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.