Basketboll

VIDEO LAJM: BASHKIMI I KTHEHET FITOREVE

BASHKIMI – RAHOVECI 87:65 (ARTMOTION SUPERLIGA XHIRO 11)

(ASISTIONLINE) – Bashkimi e la prapa serinë negative dhe i është kthyer fitoreve pas dy humbjeve rresht duke mposhtur Rahovecin me rezultat  87:65 në Sezai Surroi.

Momenti kyç, ku vendosi epilogun e ndeshjes ishte pesë minutëshi i fundit i çerekut të parë dhe çastet e para të çerekut të dytë. Rahoveci që drejtohej për herë të dytë nga trajneri i sapo ardhur Serhat Sehit, e nisi furishëm takimin duke krijuar një epërsi prej 6 pikësh, 8-2 brenda 102 sekondash. Ky ritëm i lartë vazhdoi edhe minutat në vazhdim kur Fisnik Rugova(04:51) me treshe krijoj epërsinë prej shtatë pikësh(14-21), që doli të jetë epërsia më e thellë e Vreshtarëve për këtë ndeshje. Nga këtu, pas time outit që kërkoj Branimir Pavici, Bashkimi u mobilizua dhe me një seri prej 14-1 që filloi nga Kazarnovski(04:28) dhe u mbyll nga Toomer(01:18), kaluan në avantazh prej 28-22 teksa me treshen e Baker(00:37), çereku i parë u mbyllë me rezultat 28-25.

Aty ku e la Baker(nr.2) në përfundim të 10 minutëshit të parë, e vazhdoi menjëherë në çerekun e dytë ku me katër pikë ekspres(09:42 dhe 09:22), Rahoveci kaluan sërish në avantazh, 29-28. Por, këto 7 pikët e Baker nuk mjaftuan për Vreshtarët, pasi që një seri e nisur prej Bashkimit me 10:0 (05:54), i dha shuplakën e rëndë djelmoshave të Serhat Sehitit që nuk arritën më të këndellen.

Për këtë humbje të rradhës, trajneri i sapoardhur Serhat Shehit ka thënë se duhet të luajmë mirë për 40 minuta, jo vetëm për disa momente dhe se skuadrës i duhet agresivitet.

VIDEO DEKLARATA E TRAJNERIT SERHAT SHEHIT NË LINKUN MË POSHTË

Sot ka shkuar keq. Neve na duhet më shumë bashkëpunim mes vete, na duhet agresivitet, na duhet të jemi të shpejtë në momente të caktuara, pra na duhet të përmirësojmë çdo detaj. Në disa momente të ndeshjes bëmë mirë, sidomos në çerekun e parë, por këtë lojë të mirë duhet ta bëjmë për 40 minuta, jo vetëm për disa çaste. Lojtarët e mi nuk duhet të mendojnë se fituan përballjen atëherë kur janë në epërsi. Fatëmirësisht tani kemi pushim, dhe do ta shfrytëzojmë që ti përmirësojmë gjithë gabimet”.

Në anën tjetër, homologu i Shehitit, Branimir Paviq u shpreh i lumtur për këtë fitore duke thënë se përveç çerekut të parë, skuadra bëri shumë mirë në mbrojtje dhe kjo e fitoi ndeshjen.

VIDEO DEKLARATA E TRAJNERIT BRANIMIR PAVIQ NË LINKUN MË POSHTË

 “Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për ne pasi vinim me dy humbje rresht. Ne nuk e nisëm mirë ndeshjen duke pranuar 25 pikë në çerekun e parë, por nga çereku i dytë e tutje luajtëm shumë mirë, sidomos në mbrojtje dhe kjo na u shpërblye me fitore”.

 Katër lojtër te Bashkimi kompletuan pikë dyshifrore në këtë ndeshje. Ylli i mbrëmjes ishte amerikani Julien Lewis(nr.0) që në 40 minuta lojë kompletoi double double prej 22 pikësh e 10 kërcimesh. Shënoi 3 treshe nga 5 tentime teksa kontriboi me 6 asistime e 4 topa të vjedhur. Përkrahu i qëndroi Avi Toomer(nr.1) me 24 pikë që ishte koshashënuesi më i mirë dhe i mungoi vetëm një kërcim që të kompletonte dyshifror të dyfishtë. Nga forcat vendore u dallua Valon Bunjaku(nr.6) që realizoi 12 pikë dhe luajti me 8 asistime e 6 kërcime teksa Anton Kazarnovski(nr.47) natën e mbylli me 10 pikë e 5 kërcime.

Te Rahoveci, lojtarët më të dalluar ishin Musab Mala(nr.6) dhe Milik Yarabough(nr.0). Mala shënoi 14 pikë dhe kontriboi me dy katërshe, 4 kërcime e 4 asistime ndërsa po aq pikë i shënoi Yarbough dhe ndihmoi me dy pesëshe, 5 kërcime e 5 asistime. Në rikthim, qendra Fisnik Rugova(nr.24) shënoi 12 pikë me 8 kërcime ndërsa Arion Balluku(nr.26) ndeshjen e mbylli me 10 pikë.

Kjo ishte edhe ndeshja e fundit për dy skuadrat para pushimit dy javor, ku Përfaqësuesja e Kosovës do ti zhvilloj ndeshjet parakualifikuese të EuroBasket 2025 me Norvegjinë dhe Danimarkën.

VIDEO LAJMI NË LINKUN MË POSHTË

Komentet janë të mbyllura.