Basketboll

KASTRATI: JAM SHUMË I MOTIVUAR DHE I GATSHËM PËR KOSOVËN [VIDEO]

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej lojtarëve më të mirë kosovarë në vitet e fundit, Erjon Kastrati ka shprehur gadishmërinë e tij të plotë për ta ndihmuar Kosovën nesër dhe pasnesër.

Kastrati ka folur për AsistiOnline.com nga Bergeni i Norvegjisë, duke treguar se lëndimin që e ka pasur e ka lënë anash dhe do të lërë shpirtin në parket për triumfin e Kosovës.

”Më gëzon fakti që lëndimi apo shqetësimi qe e pata tash e disa ditë, tashmë është e kaluar. Jam duke ushtruar me ekipin normal, kështuqë jam shumë i motivuar dhe jam shumë gati për lojën nesër. Shpresojmë dhe natyrisht shkojmë për fitore dhe shpresojmë në rezultat pozitiv”, tha aloja prishtinase.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.