Basketboll

LARGIM I MADH DHE BEFASUES NGA YLLI, KJO ËSHTË SKUADRA E TIJ E RE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit ka njoftuar sonte për një largim befasues nga ekipi i tyre.

Me kërkesën personale të tij, klubi therandas ka njoftuar se Brandon Randolph është larguar dhe klubi i Yllit pritet që shpejtë ta gjejë zëvendësimin e tij.

AsistiOnline.com ka mësuar se Randolph tashmë veçse është bërë pjesë e skuadrës nga elita e Danimarkës, ”Randers Cimbria”.

Te Ylli ai u paraqit me mesatare prej 14.3 pikëve, 6.4 kërcimeve e 4.8 asisteve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.