ME 70 PIKË DIFERENCË, ARRIHET FITORJA MË E THELLË E STINORIT NË LIGËN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Istogu e ka arritur fitoren më të thellë të stinorit në Ligën e parë.
Skuadra kuqebardh ka fituar në shtëpi ndaj Feronikelit me rezultatin e thellë 122-52, apo me plotë 70 pikë diferencë.
Pothuajse i gjithë ekipi i Istogut shënoi pikë në këtë fitore, derisa lojtarët më të dalluar ishin, Dardan Maxharraj me 24 pikë, Labinot Kelmendi me 23, Andi Kabashi me 22, Shendrit Llapi me 17, Sadik Alushaj me 11 e Nderim Januzaj me 10 sosh.
Te Feronikeli pikë dyshifrore arritën, Butrint Gashi që kishte 14 pikë e Bunjan Hasku 13 sosh.
Tash Istogu ngjitet në pozitën e tretë me 12 pikë, 5 fitore e 2 humbje. Derisa, Feronikeli mbetet në pozitën e fundit dhe pa asnjë fitore sivjet.
Në xhiron e ardhshme, Istogu e pret Vëllaznimin e Feronikeli luan ndaj Prishtinës së Re.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.