MAXHUNI LOJTARI KRYESOR NË FITOREN E FINLANDËS NDAJ KROACISË
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Finlandës u rikthye te fitoret në xhiron e dytë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.
Ekipi i Finlandës sonte triumfoi ndaj Kroacisë në shtëpi me rezultatin 77-71.
Nga ky takim ajo që vlen të ceket është performanca fantastike e kosovarit me nënshtetësi finlandeze, Edon Maxhuni i cili hyri nga banka rezervë dhe u bë basketbollisti më efikas i ekipit me 15 pikë dhe 5 asiste, duke ju siguruar në mënyrë indirekte fitoren atyre.
Vlen të ceket se pikët e Maxhunit sonte erdhën në momente vendimtare për ekipin, atëherë kur i rrezikohej fitorja dhe natyrisht që ky djalosht ishte lojtari MVP i kësaj sfide.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.