NESËR DHE PASNESËR XHIRO E DYTË E UNIKES TE FEMRAT
Kjo mesjavë do të sjellë edhe xhiron e dytë në Ligën Unike të femrave.
Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet mes dy skuadrave kosovare, Prishtinës dhe Penzës. Të dyja e filluan me fitore kampionatin dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive. Këto dy skuadra u përballën edhe në finale të Superkupës së Kosovës dhe asaj Mbarëkombëtare, ku fitore shënuan vashat pejane, ndërsa vashat prishtinase në Superligën e Kosovës kanë tetë fitore, duke mos pësuar asnjë humbje.
Sfida e dytë pritet të jetë interesant mes Partizanit dhe Flamurtarit të Vlorë, ku do të mësohet se cila skuadër do të shënojë fitoren e parë në këtë edicion të Ligës Unike. Rivaliteti i këtyre skuadrave nga Superliga e Shqipërisë do të bartet në Ligën Unike.
Ndeshja e fundit do të zhvillohet mes Tiranës dhe Bashkimit. Skuadra tiranase shpreson në fitoren e parë këtë edicion, ndërsa prizrenase të dytën, kurse ka ambicie të larta në këtë edicion të garave.
Liga Unike e Femrave – Java 2
E mërkurë
17:00 Prishtina – Penza
19:00 Partizani – Flamurtari
E enjte
17:00 Tirana – Bashkimi
/LigaUnike/
Komentet janë të mbyllura.