DARDANËT MPOSHTEN NGA BOREA PAS 4 FITOREVE RRADHAZI!
Prishtinë(AsistiOnline) – Borea e ka mposhtur ekipin e Dardanëve në xhiron e tetë të Ligës së parë.
Pejanët janë përkujdesur që të mposhtin 92-78 ekipin klinas që hynte në këtë sfidë pas 4 fitoreve rresht, por seria pozitive e tyre u ndal këtu.
Ernest Gegaj e Sokol Nila me nga 14 pikë, si dhe Valtrim Kastrati e Ermal Bojku me nga 13 sosh, spikatën në këtë fitore të Boreas sonte.
Derisa te Dardanët me lojë të mirë u dalluan, Nicholas Paul me 25 pikë e 13 kërcime dhe Bujar Qeku me 16 pikë.
Pas xhiros së tetë, Borea gjendet në vendin e 6-të me 11 pikë, 4 fitore e 3 humbje dhe -1 ndeshje. Derisa, Dardanët pozicionohen të 5-tit me 12 pikë, 4 fitore e 4 humbje.
Në javën e ardhshme, Borea i shkon Prishtinës së Re e Dardanët luajnë ndaj As Prishtinës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.