Adhurues të basketbollit,
ASISTI 472 iu dedikua Përfaqësueses së Kosovës dhe ciklit të ri të parakualifikimeve për Eurobasketin 2025 ku Kosova garon me Norvegjinë e Danimarkën.
Të Enjten me 25 nëntor, Kosova u përball me Norvegjinë në qytetin Bergen dhe pësoi disfatë kurse të dielën me 28 nëntor për festën e Ditës së Flamurit, në Prishtinë priti Danimarkën dhe e përcolli duke e mposhtur pas një trileri të vërtet.
“Në fakt, të dy ndeshjet ishin drama të mëdha ku në ndeshjen e parë, 9 minuta para se të përfundoj ndeshja Kosova kishte minus 21 dhe e shkriu në minus 5 por nuk arriti ta përmbys kurse në Prishtinë pati plus 21 dhe 40 sekonda pa përfundu ndeshja danezët e sollën rezultatin në minus 3 , mirëpo fal dy gjuajtjeve të lira të në momentet vendimtare të njërit prej mysafirëve tonë sonte, NE fituam” tha Agoni në ASISTIN 472

Çka thanë Musketirët e Përfaqësueses së Kosovës: Drilon Hajrizi, Gëzim Morina dhe Erjon Kastrati, si dhe Drejtori i Sportit në Kujtesa , Arbër Loxha i cili e komentoj duelin Norvegji- Kosovë dhe trajneri e analisti Andin Rashica i cili ishte në bashkëkomentim me Agonin në ndeshje me Danimarkën… këtë mund ta shikoni komplet më poshtë.
Plus ka edhe gjëra tjera , ndër to performansa fantastike e Edon Maxhunit i cili me fanellë të Finlandës shkëlqeu kundër Kroacisë dhe i solli fitore kombëtares së tij duke qenë më i miri
LIDHNI RRYPAT DHEEEEE….
KËNAQUNI ME FLUTURIMIN BASKETBOLLISTIK NR.472 NË ASIST


