5-SHJA DHE MVP NGA XHIRO 5 E LIGËS UNIKE
Pesëshe interesante nga kjo xhiro e Ligës Unike...!
1. Plejmejkeri i xhiros 5 në Ligën Unike shpallet Erdem Ilteri i Pejës i cili ishte fantastik në triumfin e thellë të Pejës ndaj Prizrenit 16, pasi realizoi double-double prej 14 pikëve, 10 asisteve, por shtoi edhe 5 kërcime e 1 vjedhje topi, Ilter pikët i shënoi kryesisht nga tentimet për 2, ku nga 8 tentime kishte 5 realizime, shtoi edhe 1 treshe e 1 gjuajte të lirë, për indeksin më të lartë nga plejmejkerët e kësaj xhiroje +22.
2. Fundori i javës këtë javë ishte Reggie Clarku i Tiranës që edhe pse u fut nga banka rezervë, arriti të jetë prej lojtarëve kyq në fitoren pas vazhdimeve të Tiranës në udhëtim te Teuta, ai kishte 21 pikë, prej të cilave i realizoi 7 dyshe nga 8 tentime, kishte 4 shënime prej 5 tentimeve për gjuajtjet e lira, por shtoi edhe 1 treshe, amerikani i vetëm i Tiranës, në këtë duel kontriboi edhe me 3 asiste, 3 kërcime e 1 vjedhje topi. Kjo performancë i dha atij njërin prej indekseve më të larta të xhiros në Unike +20.
3. Në pozitën e alosë në xhiron e 5-të në Ligën Unike, këtë javë e kemi kapitenin e frikshëm të Pejës, Dardan Berishën. Basketbollisti pejan realizoi double-double ashtu sikurse Ilteri në fitoren e verdhezinjëve me 18 pikë, 10 asiste, 4 kërcime e 2 vjedhje topash. Dali në këtë fitore meritore të Pejës kishte plotë 5 treshe nga 10 tentime dhe ishte pothuajse perfekt nga gjuajtjet e lira me 4 shënime nga 5 tentime, Kjo bëri që kapiteni i Kosovës dhe Pejës të jetë aloja më e mirë e kësaj xhiroje të Unikes me indeksin prej +24.
4. Në pozitën e alo-qendrës kësaj rradhe na vije amerikani i Rahovecit, Milik Yarbrough që ishte prej individëve kryesorë në fitoren me përmbysje të madhe të Rahovecit ndaj Vllaznisë. Milik edhe pse hyri në lojë nga banka rezervë kishte double-double fantastik prej 20 pikëve dhe 12 kërcimeve e shtoi edhe 2 asiste. Milik pikët i shënoi nga tentimet për dyshe nga të cilat kishte 5 shënime nga 8 tentime, kishte 7 gjuajtje të lira nga 10 tentime dhe shtoi edhe 1 treshe. Për këtë kontribut ai u notua me indeksin prej +21, prej më të lartëve këtë xhiro.
5. Dhe në pozitën e qendrës, për herë të parë sivjet në 5shen e javës në Unike na vije, Gëzim Morina i Yllit i cili ishte më efikasi sipas indeksit në fitoren e Yllit, ku dominoi nën kosha ndaj Kamzës me 13 pikë, 9 asiste, 5 kërcime, 3 vjedhje topash e 3 bllokada, Morina pikët i shënoi kryesisht nga dyshet prej të cilave ishte i saktë 5 herë nga 7 tentime dhe kishte edhe 1 treshe nga 2 tentime, për çka mori notën plus 27, më të lartën për një qendër kte javë.
DARDAN BERISHA (PEJA)
Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e pestë të Unikes me meritë i takon Dardan Berishës së Pejës i cili ishte prej më të merituarve për fitoren me vlerë të dysfishtë te verdhezinjët edhe në ArtMotion Superligë edhe në Unike.
Komentet janë të mbyllura.