Basketboll

BARÇA MPOSHT REALIN NË ‘EL CLASICON’ E EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – ”El Clasico” e basketbollit evropian në mes të Barcelonës dhe Real Madridit është mbyllur çaste më parë.

Ekipi blaugran ka arritur që të mposht në shtëpi madrilenët me rezultatin 93-80, në një duel të cilin e nisi Reali pak më mirë, por kjo nuk zgjati sepse Barça u këndell shpejtë dhe deri në fund e kontrolloi ritmin për fitore.

Nikola Mirotic me 31 pikë e 10 kërcime, Brandon Davies me 16 pikë, Nicolas Laprovittola me 14 e Rokas Jokubaitis me 12 sosh, ishin lojtarët që ndikuan në fitoren e katalunasve sonte.

Te Reali me lojë të mirë u dalluan dy francezët, Fabien Causeur e Thomas Heurtel me nga 11 pikë secili.

Pas xhiros së 14-të në Euroligë, Barcelona gjendet e para në tabelë me 12 fitore e 2 humbje. Derisa, Reali gjendet i 2-ti me 11 fitore e 3 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.