Basketboll

PEJA VAZHDON FORMËN E MIRË, TRIUMFON THELLË NË SHKODËR

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka mposhtur Vllazninë në duelin e fundit të xhiros së gjashtë në Ligën Unike.

Skuadra kosovare ka mposhtur atë shkodrane nga Shqipëria me rezultatin 76-101.

Pjesa e parë e duelit ishte pak më interesante dhe u mbyll me 9 pikë diferencë për mysafirët(40-49), derisa në të dytën pejanët thelluan avantazhin dhe fituan me meritë(25-30, 15-19, 11-25, 25-27).

Gjashtë basketbollistë arritën pikë dyshifrore te Peja sonte, Stephen Maxwell(23), Tyrone White(18), Dardan Berisha e Daniel Lekndreaj(16), Erdem Ilter(12) e Arian Qallaku(10).

Te Vllaznia lojë të mirë treguan, Nathan Davis me 21 pikë e Elian Memcaj me 11 sosh.

Pas xhiros së 6-të, Peja gjendet e 2-ta në tabelë me 4 fitore e 2 humbje. Derisa, Vllaznia mbetet e fundit me vetëm 1 fitore e 5 humbje.

Në xhiron e rradhës, Peja e pret Rahovecin e Vllaznia i shkon Teutës.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.