FITORJA E PARË PËR NJË SKUADËR SHQIPTARE NË UNIKEN E FEMRAVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Më në fund një skuadër shqiptare e ka fituar një duel ndaj ekipeve kosovare në Ligën Unike të Femrave.
Vashat e Flamurtarit nga Vlora kanë triumfuar ndaj vashave prizrenase me rezultatin e thellë dhe përfundimtar 60-78.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte tejet interesante(20-16, 16-17) me Bashkimin që e mbylli në avantazh të ngushtë 36-33. Derisa dallimi u bë në pjesën e dytë(12-23, 12-22), kur mysafiret morën kontrollin dhe e fituan ndeshjen tejet thellë.
Katër lojtare shkëlqyen te Flamurtari në këtë fitore sonte, Emma Obryan me triple-double(25pk, 12ast, 11krc), Laura Johnson me double-double(21pk, 10krc), Samra Omerbasic me 15 pikë dhe Tea Memushi me 12 pikë.
Te Bashkimi pikë dyshifrore arritën, Christina Ellis(19), Janelle Porter(15) dhe Era Shatri(14).
Ishte kjo fitorja e tretë ew Flamurtarit në Ligën Unike, karshi vetëm 1 disfate, ndërsa Bashkimi pësoi humbjen e dytë karshi 2 fitoreve.
Në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor, Bashkimi i shkon Penzës e Flamurtari e pret Prishtinën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.