Basketboll

PEJA ZYRTARIZON QENDRËN REPREZENTUESE TË MEKSIKËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka zyrtarizuar një transfer të ri të huaj.

Verdhezinjët kanë njoftuar sonte se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën meksikane, Edgar Garibay.

Lojtari në fjalë është i gjatë 208 centimetra dhe përveç karrierës me klube është edhe reprezentues i Meksikës dhe në karrierën e tij ka luajtur në shumë ekipe elitare meksikane.

Garibay së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës elitare meksikane ”Lenadores” ku në 20 ndeshje me ta, pothuajse rregullisht si startues ka pasur mesatare prej 8 pikëve, 4 kërcimeve e 1.2 asisteve për ndeshje.

Basketbolli meksikan nuk është përvoja e tij e vetme, pasiqë ka luajtur edhe në SHBA e Venezuelë, gjersa ‘kurban’ i tij tek Peja pritet të bëhet Jyles Smith i cili nuk ka bindur klubin pejan me paraqitjet e tij dhe do të largohet.
/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.