LIDERI I LIGËS SË PARË MBETET PA TRAJNER!!
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra lidere e Ligës së parë të Kosovës te meshkujt, Vëllaznimi ka mbetur pa trajner.
Trajneri i deritanishëm i ekipit, Franko Sterle është dorëhequr nga pozita që e mbajti te gjakovarët në edicionin vjeshtor.
”Puna ime këtu ka mbaruar. E lashë ekipin në krye me rekord të pagabueshëm që më jep një ndjenjë krenarie dhe kënaqësie. Shpresoj që klubi t’i zgjidhë problemet e tyre dhe i uroj fat për pjesën e ardhshme të sezonit”, është shprehur Sterle në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram.
Gjatë ditëve në vijim mbetet të shihet se kush do ta marrë postin e trajnerit te Vëllaznimi.
Vëllaznimi e mbylli stinorin vjeshtor të Ligës së parë me bilanc perfekt prej 9 fitoreve nga 9 ndeshje të luajtura dhe me gjasa reale për tu rikthyer në elitë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.