Under Header

spot_img

KONJUHI MAESTRAL NË NATËN E VITIT TE RI! [VIDEO]

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Arlind Konjuhi vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Talenti i jashtëzzakonshëm me prejardhje nga Kosova pak para ndërrimit të motmoteve në SHBA, ka qenë maestral në fitore e ekipit të tij ”Cy Fair” 66-46 në ligën e Gjimnazeve në Teksas të Houstonit.

Me afro gjysmën e pikëve të ekipit, 29 pikë të shënuara Konjuhi shkëlqeu edhe njëherë në parket duke e konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po e kalon sivjet.

E për ta vërtetuar atë që po e themi, AsistiOnline.com ka siguruar edhe pamje(highlights) nga paraqitja e djeshme e Arlindit të cilat ju sjellim ti shikoni dhe të kënaqeni me to.

Me të vërtetë nëse vazhdon kështu dhe pa lëndime e me shumë punë e përkushtim, ky djalosh do ti mbërrijë majat e basketbollit botëror.

Shikim të këndshëm:

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme