2021 VIT HISTORIK: HET-TRICK I GOLDEN EAGLE YLLIT DHE TROFEU I PARË PËR PRIZRENIN-16
VIDEO LAJM: ASIST 477 - FESTIV
Ngjashëm sikurse në basketbollin femror edhe te basketbolli i meshkujve një skuadër dominoi absolutisht dhe shënoi het-trick të trofeve: 2021 ishte vit i Golden Eagle Yllit.
Për 46 vite të ekzistimit therandasit nuk fituan asnjë trofe dhe më 2021, pas pritjes gati gjysmë shekullore dhanë fund “agjërimit” për trofe dhe u shpallën kampion të Superligës së Basketbollit të Kosovës.�
Për më tepër, Ylli fitoj tre trofe ndërsa dy ishin historik jo vetëm për klubin por edhe për basketbollin mbarëkombëtar shqiptar në përgjithësi sepse therandasit u bënë kampionët e parë në histori të Ligës Unike, garës e cila bashkoi sportin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Pasi fitoi edicionin e parë të Ligës Unike në pranverë, Golden Eagle Ylli në vjeshtë ngriti edhe trofeun e parë në histori të Superkupës Mbarëkombëtare. �
Viti 2021 ishte historik edhe për skuadrën më simpatike viteve të fundit, Prizrenin-16. Skuadra e cila bëri bum viteve të fundit dhe ngriti nivelin e elitës së basketbollit kosovar befasoi të gjithë duke e fituar trofeun e parë në histori të klubit.
Dikur e quajtur Kalaja dhe pastaj Ponte Prizreni, kur u inkuadrua në Superligë me 2018, sivjet ndryshoi emrin në Przireni-16 dhe si duket kjo i solli fat dhe trofeun e parë: Superkupën eKosovës.
Se viti 2021 ishte i pazakonshëm e dëshmon edhe fakti se skuadra më e trofeshme e basketbollit kosovar Sigal Prishtina, shpëtoi nga rënia në nivel më të ultë të garave (për herë të parë në histori) megjithatë arriti të ngrit trofeun e Kupës së Kosovës
Sa i përket Përfaqësueses A të Kosovës, ajo pati një vit të vështirë plot peripeci por 2021-shin e përmbylli me fitore të madhe ndaj Danimarkës dhe atë në ditën kur kombi ynë festonte Ditën e Flamurit.
Adhurues të basketbollit, në vazhdim ASISTIONLINE ju dëshiron fluturim të këndshëm basketbollistik me përmbledhjen e gjithë asaj që ndodhi në basketbollin kosovar dhe mbarëkombëtar shqiptar të meshkujve: Kupa e Kosovës 2021;Liga Unike 2021; Superliga 2021; Superkupa e Kosovës 2021; Superkupa Mbarëkombëtare; Superliga 2021/22 – Vjeshta; Liga Unike 2021/22 – Vjeshta dhe Përfaqësuesja e Kosovës 2021.
KËNAQUNI!
Komentet janë të mbyllura.