PËRMBI 100 DIFERENCË, VASHAT PRISHTINASE DEKLASOJNË KASTRIOTIN
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina vazhdon të jetë skuadra e vetme e pamposhtur në Superligën e Kosovës te Femrat.
Vashat prishtinase arritën të rradhitin edhe një fitore të thellë kësaj here ndaj Kastriotit 144-23.
Nga 10 lojtare në roster, 8 prej tyre shënuan pikë dyshifrore te Prishtina sot, Dona Bytyqi (26), Diellza Dekaj (22pk, 15krc), Sarah Mgbeike (20), Agnesa Rrahmani e Marigona Rushiti (16), Klea Shatri (15), Arbnore Përçuku (13) dhe Sumeja Kosumi (12).
Te Kastrioti me lojë të mirë u dalluan, Anita Grainca me 9 pikë e 14 kërcime dhe Era Aliu me 7 pikë.
Pas xhiros së 11-të, Prishtina i prin renditjes tabelare me 11 fitore nga 11 ndeshje 22 pikë të grumbulluara, derisa Kastrioti mbetet i vetmi pa humbje sivjet në elitën e femrave.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina e pret Trepçën e Kastrioti Bashkimin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.