Basketboll

13 FITORE RRADHAZI, YLLI MPOSHT VLLAZNINË NË STIL KAMPIONI

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i Kosovës dhe Ligës Unike, Golden Eagle Ylli vazhdon të impresionojë me lojë dhe rezultate edhe në vitin 2022.

Skuadra e prirë nga strategu boshnjak, Adis Beqiragiq, ka arritur fitoren e 13-të me rradhë duke mposhtur në shtëpi në kuadër të Ligës Unike, Vllazninë e Shkodrës me rezultat final 86-67.

Ishte ky një duel pa konkurencë për vendasit nga Theranda që dominuan nga fillimi e deri në fund edhe pse Vllaznia i fitoi ngushtë dy perioda (32-14, 16-18, 23-11, 15-24), por që nuk kishin fare vlerë sepse ishin me diferenca të vogla.

Katër basketbollistë u dalluan me pikë dyshifore te Ylli në këtë fitore, Gëzim Morina (17), Henrik Shirko (14), Mikaile Tmusiq (13) e Ardit Pepaj  (11).

Te Vllaznia lojë të mirë treguan, Charleston Dobbs me 20 pikë dhe Matthew Buttler e Klian Memcaj me nga 11 pikë që të dy.

Pas xhiros së 8-të në Ligën Unike, Ylli mbetet lider me 7 fitore e 1 humbje, ndërsa Vllaznia si e fundit ka 1 fitore e 7 humbje.

Në xhiron e rradhës, Ylli i shkon Pejës e Vllaznia e pret Kamzën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.