Basketboll

TJADER FERNANDEZ PLEJMEJKERI I RI I PEJËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Lëndimi i turkut Erdem Ilter e ka detyruar skuadrën e Pejës të vihet në aksion për të gjetur zëvendësim të tij.

Verdhezinjët tashmë e kanë gjetur lojtarin që do i mbrojë ngjyrat e tyre në vijim të edicionit.

Fundori amerikan, Tjader Fernandez ka arritur marrëveshje me ekipin pejan dhe pritet të shpejtë të zbarkojë në Pejë për ti ndihmuar ekipit në ambiciet për trofe.

Fernandez është i gjatë 178 centimetra dhe luan në pozitën 1.

Ekipi i fundit i tij ka qenë ”San German” nga elita e Puerto Ricos tek të cilët në 31 ndeshje ka luajtur me mesatare prej 11.8 pikëve, 5.5 asisteve e 3 kërcimeve për ndeshje.

Në ekipin e lartëcekur, basketbollisti i ri i Pejës ka qenë bashkëlojtar me tash NBA-lojtarin Paris Bass që sivjet u bë pjesë e nën-kampionit Phoenix Suns.

Lojtari në fjalë gjithë përvojën e tij e ka të zhvilluar në vendet e Amerikës Latine si, Argjentinë, Meksikë, Panama dhe së fundmi në Puerto Rico.

Për informatë vlen të ceket se Fernandez është edhe lojtar i Kombëtares së Puerto Rico në FIBA 3×3.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.