Basketboll

DUELI I DYTË I DITËS NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet edhe një duel tejet interesat i Ligës Unike në Prizren.

”Sezai Surroi” do të jetë vend-takimi mes Prizrenit 16 dhe Tirana Neptun. Prizrenasit kanë pesë fitore dhe tri humbje, kurse tiranasit katër fitore dhe katër humbje.

Sfida fillon nga ora 19:00 dhe pritet të transmetohet direkt në Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.