RAHOVECI SOT SYNON TA NDAL HOVIN E PRIZRENIT 16
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot starton xhiro 10 e Ligës Unike, ku do të luhen dy sfida shumë interesante.
Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Rahovecit dhe Prizreni 16, një takim shumë interesant, pasi është i vlefshëm edhe për Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Deri tani, ‘vreshtarët’ kanë tri fitore e gjashtë humbje në Ligën Unike, ndërsa prizrenasit gjashtë fitore e tri humbje.
Sfida fillon nga ora 17:00 dhe do të transmetohet direkt në Platformën ArtMotion.
Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.