Prishtinë(AsistiOnline) – Tirana e ka mposhtur Vllazninë në xhiron e dhjetë të Ligës Unike.
Kryeqytetasit e Shqipërisë fituan ndaj shkodranëve me rezultatin final 96-82.
Ndeshja nisi shumë mirë për Vllazninë që fitoi çerekun e parë 14-27, por më pas gjërat ndryshuan sepse Tirana u këndell duke fituar tri periodat e rradhës dhe vendimtare (31-17, 24-17, 27-21) që i siguruan fitoren.
Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore te Tirana në këtë fitore sonte, Reggie Clark me 21 pikë, Eldi Hysa me 20 pikë, Juljan Hamati me 18 e Endrit Hysenagolli që realizoi double-double (14pk, 13krc).
Te Vllaznia, Robert Shestani kishte 18 pikë, Andre Charles Walker Jr 16 dhe Rashawn Williams shtoi 14 sosh.
Pas xhiros së 10-të, Tirana ka 5 fitore dhe 5 humbje e Vllaznia 2 fitore e 8 humbje.
/AsistiOnline.com/



