Basketboll

VIDEO LAJM: KOMPLET ASISTI 480

ASISTIONLINE sjell ASISTIN 480 me analizat e gjitha garave kryesore vendore dhe ndërkombëtare.

Adhurues të basketbollit,

ASISTIONLINE ju sjell komplet ASISTIN 480 me analizat e gjitha garave kryesore vendore dhe atyre ndërkombëtare. Analiza e të gjitha ndeshjeve, të bukura dhe interesante, të Artmotion Superligës, Superligës së Femrave, Ligës së Parë të Meshkujve dhe natyrisht, të dy Ligave Unike, të Meshkujve dhe Femrave.

Vend të posaçëm në ASISTIN 480 do të zë edhe shfaqja fantastike e Sigal Prishtinës kundër skuadrës izraelite Ironi Rain Nahariya në kuadër të Ligës Ballkanike dhe mini-reportazhi nga ndeshja ndërmjet dy skuadrave që synojnë pozitën e liderit në Grupin B të kësaj gare.

Krejt në fund TOP 10 Aksionet e Javës por  fillimisht, ASISTIN 480 e nisim duke rikujtuar konferencën e shtypit të mbajtur në prag të Organizimit të Kupës së Kosovës në Basketboll e cila sivjet organizohet në Karagaq të Pejës dhe e cila i dedikohet njeriut i cili fatkeqësisht më nuk është në mesin tonë por i cili ka bërë shumë për basketbollin pejan dhe atë kosovar në përgjithësi, mikun tonë të ndjerë: Agim Lluka

 

Adhurues të basketbollit ishte kjo e tëra për ASISTIN 480 dhe natën e mirë po ju themi me TOP 10 aksionet fantastike të javës së kaluar

KËNAQUNI NË VAZHDIM DHE NATYRISHT: ZEMRAT TUAJA LE  T’ I NGROH DASHURIA PËR BASKETBOLL.

 

Komentet janë të mbyllura.