Basketboll

FERONIKELI ARRIN FITOREN E PARË TË STINORIT NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Feronikeli e ka arritur fitoren e parë të stinorit në Ligën e parë.

Skuadra nga Drenasi ka triumfuar në shtëpi ndaj As Prishtinës me shifrat e thella 87-60.

Butrint Gashi realizoi double-double në këtë fitore të niklit me 25 pikë e 19 kërcime, derisa Denis Rabushaj kishte 20 pikë, Taulant Dupa 13, Kreshnik Tigani 12 e Roni Kastrati 11 sosh.

Te As Prishtina, Nart Jashari realizoi 20 pikë dhe Avdi Metaj e Bledar Thaqi shtuan nga 10 pikë secili.

Feronikeli arriti fitoren e parë sezonale këtë stinor dhe ka 11 humbje të tjera e gjendet i fundit. Ndërsa, As Prishtina pësoi disfatën e 7-të, karshi 5 fitoreve.

Në xhiron e rradhës, Feronikeli i shkon MH Prishtinës e As Prishtina Vushtrrisë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.