Basketboll

VËLLAZNIMI THELLË EDHE NDAJ DUKAGJINIT, VAZHDON FORMA E LARTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Lideri i Ligës së parë, Vëllaznimi e ka vazhduar formën e lartë edhe në xhiron e 12-të.

Gjakovarën kanë triumfuar në udhëtimin e tyre në Klinë ndaj Dukagjinit me rezultat të thellë 65-95.

Michael Green ishte fantastik në këtë fitore të Vëllaznimit me 23 pikë, 8 asiste e 7 kërcime, ndihmuar edhe nga Atik Koshi me 21 pikë, Besnik Azemi me 19 e Rron Dahsyla me 12 sosh.

Te Dukagjini me lojë të mirë u dalluan, Mirlind Zekaj me 16 pikë, Shpat Syla me 14 e Drilon Shala me 13 sosh.

Pas xhiros së 12-të, Vëllaznimi ka 12 fitore nga 12 ndeshje dhe gjendet i pari në tabelë e Dukagjini sonte pësoi humbjen e tetë, karshi 4 fitoreve.

Në xhiron e rradhës, Vëllaznimi e luan derbin ndaj Prishtinës së Re e Dardanët udhëtojnë te New Basketi.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.