Basketboll

YLLI SHTON NË SKUADËR EDHE NJË QENDËR, KOMPLETON EKIPIN PARA KUPËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka kompletuar ekipin  me lojtarë të huaj para ”Final Eight”-it të Kupës së Kosovës.

Skuadra therandase ka shtuar në skuadër përforcimin amerikan, Chris Harris i cili me 208 centimetra gjatësi luan në pozitën e qendrës.

Harris në edicionin aktual deri tani u paraqit me ”ZTE KK”-në në elitën hungareze ku në 10 ndeshje luajti me mesatare prej 6.9 pikëve e 5.8 kërcimeve për ndeshje.

Para përvojës në Hungari, Harris ka luajtur edhe në Ligën e parë turke me ”Final Sporin”, gjersa në SHBA është paraqitur me kolegjin ”Houston Cougars” në NCAA1.

Me transferimin e Harris, shtuar edhe Henrik Shirkon, Cameron Williamsin dhe Malcolm Grantin, Ylli numëron katër të huaj në skuadër.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.