PRISHTINA FITON DERBIN NDAJ BASHKIMIT TE FEMRAT
Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat të lartë 97:74 (25:15, 28:17, 29:15, 15:27), në derbin e xhiros së 14-të të Superligës së Femrave.
Vendaset e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi prej dhjetë pikësh 16:6, që e ruajtën deri në fund të çerekut të parë 25:15. Prishtinaset vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e rritur edhe më tutje epërsinë, që shkoi në 20 pikë, 43:23, e më pas edhe 22 pikë, 50:28, ndërsa në pushim shkuan me shifrat 53:32.
Lideret vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, për tu mos u ndalur dhe thelluar epërsinë, ku më e larta ishte 35 pikë, 79:44, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 82:47.
Bardhekaltret siguruan fitoren dhe 10 minutat e fundit ishin formalitet, ku Prishtina fiton me rezultat 97:74.
Te Prishtina u dalluan Sarah Mgbeike me 19 pikë e 12 kërcime dhe Tynice Martin me 28 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Era Shatri me 16 pikë e shtatë kërcime.
Prishtina ka 14 fitore në 14 ndeshje, kurse Bashkimi nëntë fitore dhe pesë humbje.
Në takimet tjera, ashtu siç është pritur, Kastrioti ka pësuar nga Penza me shifrat 20:150, ku basketbollistet pejane dominuan nga fillimi deri në fund, kurse më të veçuarat ishin Rael Whitsitt me 16 pikë, 17 kërcime, 21 asistime dhe 12 topa të vjedhur, si dhe Diedona Halitaj me 38 pikë, 11 asistime e 17 topa të vjedhur. Ferizajaset kanë 14 humbje në 14 ndeshje, ndërsa pejanet 11 fitore e tri humbje.
/FBK/
Komentet janë të mbyllura.