Basketboll

TREPÇA FITON NGUSHTË NDAJ VËLLAZNIMIT NË LUFTË PËR ”PLAY OFF”

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej ndeshjeve më interesante të xhiros në Superligën e Femrave, ka qenë edhe ajo në mes të Trepçës e Vëllaznimit.

Pas një dueli të luftuar shumë, vashat vendase të Trepçës mposhtën ato gjakovare me rezultatin  e ngushtë 54-40.

Dy individet më të dalluara në këtë fitore të Trepçës sot ishin dy amerikanet, Ta`sharra Jeffries me 24 pikë e Kelly Santos Muller me double-double (21pk, 21krc).

Te Vëllaznimi s’mjaftuan për fitore, Kendra Williams me 22 pikë, Festa Bicurri me double-double (11pk, 10ast) e Rina Hoda që shtoi 10 pikë.

Pas xhiros 14, Trepça ka 5 fitore e 9 humbje dhe gjendet e 4-ta me 19 pikë. Derisa, Vëllaznimi gjendet i 5-ti me 3 fitore e 11 humbje dhe 17 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Trepça i shkon Bashkimit e Vëllaznimi e pret Kastriotin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.