Basketboll

FITORJA E 13-TË ME RRADHË, YLLI PA TELASHE NDAJ DRITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle e ka arritur fitoren e 13-të rresht në ArtMotion Superligë.

Therandasit sonte mposhtën Dritën pa ndonjë telashe dhe me rezultat final 65-100, derisa ndeshja nuk kishte ndonjë histori me Yllin që i fitoi të gjitha periodat (20-24, 17-24, 11-30, 17-22) dhe siguroi fitoren pa telashe.

Individët më të dalluar te Ylli në këtë fitore ishin, Mikaile Tmusiq me 22 pikë, Ardit Pepaj me 21, Erjon Kastrati me 15, AJ Sumbry me double-double (13pk, 16krc) dhe Cameron Williams që shtoi 10 sosh.

Te Drita me lojë të mirë u dalluan, Laurant Ibrahimi me 21 pikë, Nart Llapashtica me 15 e Isaiah Johnson me 14 sosh.

Pas xhiros së 19-të Ylli vazhdon ti prijë bindshëm tabelës me 15 fitore e 4 humbje dhe 34 pikë e Drita mbetet ende skuadra e vetme pa fitore sivjet në elitën e basketbollit kosovar me 19 pikë në vendin e fundit.

Të kujtojmë se këto dy ekipe do të ndeshen edhe ditën e enjtë në kuadër të ”Final Eight”-it të Kupës i cili zhvillohet në qytetin e Pejës nga 9 deri më 13 shkurt.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.