Basketboll

VIDEO LAJM: KOMPLET ASISTI 481

SPECIALE: ORGANIZIMI I FINAL 8 KUPËS SË KOSOVËS 2022 – AGIM LLUKA

 

Adhurues të basketbollit,

ASISTIONLINE ju sjell komplet ASISTIN 481 ku temë kryesore është organizimi i Final 8 Kupës së Kosovës që sivjet organizohet në Karagaq të Pejës.

 

Peja “Qyteti i Basketbollit” pas një kohe të gjatë do të jetë nikoqir i turneut final të trofeut më të çmueshëm të basketbollit kosovar kurse e veçantë e edicionit të sivjetmë është se i dedikohet njeriut i cili ka bërë shumë për basketbollin pejan dhe atë kosovar në përgjithësi por i cili fatkeqësisht më nuk është në mesin tonë, mikut tonë të ndjerë: Agim Llukës.

Për rrjedhën e përgatitjeve, në ASISTIN 481 flasin të organizimit mysafirët special: Fatmir Gashi – Kryetari i KB Peja, Artina Hasani -Menaxhere e Organizimeve e FBK-së, Luan Maloku – Menaxher i ngjarjes në emër të KB Peja dhe Arbër Loxha, Drejtori i Sportit në Kujtesa, platformë e së bashku me Artmotion dhe Klan Kosova do ta transmetojë këtë ngjarje të bukur të basketbollit kosovar.  (ASIST 481   VIDEO 5)

 

Veç kësaj, ASISTI 481 sjell edhe analizat e gjitha garave kryesore vendore, ndeshjet e bukura dhe interesante të Artmotion Superligës, Superligës së Femrave, Ligës së Parë të Meshkujve dhe natyrisht, Ligës Unike të Meshkujve kurse këtë javë Liga Unike e Femrave pauzoi. Pjesa e tretë i dedikohet basketbollit ndërkombëtar të cilin e fillojmë me bllokun unik dhe për ne shumë të dashur, Shqiptarët në Botë. Krejt në fund të ASISTIT 481 ju sjellim TOP 10 Aksionet e Javës që kësaj here ishin fan-ta-sti-ke.

 

Adhurues të basketbollit, kënaquni në vazhdim dhe natyrisht ZEMRAT TUAJA LE  T’ I NGROH DASHURIA PËR BASKETBOLL.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.