Basketboll

”FINAL 8” HAPET SOT ME GJYSMËFINALEN E FEMRAVE, PENZA – BASHKIMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot fillon me ndeshje ”Final Eight” i Kupës së Kosovës që do mbahet për 4 ditë të kësaj jave në qytetin e bukur të Pejës.

Dueli i parë i këtij eventi prestigjioz të basketbollit kosovar do të zhvillohet mes Penzës dhe Bashkimit në konkurencën e femrave i vlefshëm për fazën gjysmëfinale.

Vashat pejane dhe ato prizrenase këtë stinor janë takuar në katër duele mes vete dhe 3 fitore i takojnë Penzës (84-63, 77-68, 77-57) e një fitore i takon Bashkimit (70-74) e sonte mbetet të shihet se kush do të festojë në fund.

Në finale, fituesi i këtij dueli do të takohet me Prishtinën që dje mposhti në gjysmëfinale Trepçën.

Sfida fillon nga ora 14:00 dhe transmetohet direkt në Platformën Artmotion në Art Sport 1.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.