Basketboll

JEP DORËHEQJE DREJTORI SPORTIV I KB PEJA!!

Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm i pakëndshëm ka ardhur mëngjesin e sotëm nga kampi i KB Peja, njëherazit organizatore e ”Final Eight”-it të Kupës që po mbahet gjatë këtyre ditëve në qytetin e Pejës.

Drejtori sportiv i klubit pejan, Arbër Elshani ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante deri tani në klub, pa dhënë ndonjë arsyeje direkte.

”Pas rrethanave të fundit, unë sapo kam dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Sportiv të KB Peja.
Nga dëshprimi i madh që po përjetoj në këto momente, vetëm lus Zotin e madh që t’i ndihmoj lojtarët e KB Peja, sot dhe të dielën”, thuhet fillimisht në njoftim.

Në pjesën e dytë, Elshani thotë se Presidenti Fatmir Gashi dhe bordi i klubit pejan sivjet kanë bërë punë të mrekullueshme andaj dëshiron ti falenderojë për besimin dhe përkrahjen e deritanishme që i dhanë sa ishte pjesë e klubit.

”Presidenti Gashi dhe bordi i KB Peja, kanë bërë sivjet punë të mrekullueshme dhe KB Peja, ka treguar se është ekip shumë e madhe. Kemi treguar se jemi shembull i një klubi të mirëfilltë në secilin aspekt. Unë dua ta faleminderoj bordin e klubit Peja, për besimin dhe suportin që më kanë ofruar për 7 muaj në rolin e Sports Director”, thotë Elshani.

Ende nuk dihet se pse ka ardhur tek një vendim kaq i rëndë i Elshanit, sidomos në ditët kur klubi verdhezi po lufton që ta sjellë trofeun e Kupës së Kosovës në Pejë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.