Basketboll

NEW BASKETI FINALISTI I DYTË I KUPËS SË LIGËS SË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – New Basketi është finalisti i dytë i Kupës së Ligës së parë.

Skuadra prizrenase ka mposhtur sot në gjysmëfinale ekipin e Vushtrrisë me shifrat përfundimtare 85-71.

Pesë basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e New Basketit sot, Jordan Robinson me 25, Idoll Pallushi, Visar Ejupi e Hajriz Hazeri me nga 11, si dhe Gent Shala që shtoi 10 pikë.

Te Vushtrria s’mjaftuan kurrsesi për fitore, Anes Gashi me 25 pikë dhe Albion Imeri me 16 sosh.

Në finalen e Ligës së parë e cila zhvillohet të dielën, New Basketi takohet me Istogun.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.