Basketboll

PEJA SOT PRITET TË DREJTOHET NGA KJO DYSHE E TRAJNERËVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse largimi i Semsettin Basit nuk është konfirmuar ende nga KB Peja, tashmë është e qartë se ndarja mes palëve ka ndodhur.

Përpos largimit të Basit, AsistiOnline.com dje raportoi poashtu ekskluzivisht se pejanët kanë arritur marrëveshje me trajnerin e ri, kroatin Daniel Lutz.

Deri në zbarkimin e Lutzit në Pejë, AsistiOnline.com ka mësuar se ekipin do e udhëheq dyshja e asistent/trajnerëve, Molos Serqa & Ali Cilingir.

Peja sot ndeshet me Dritën në kuadër të xhiros 20 në elitën e basketbollit kosovar, derisa dueli fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet në Artmotion.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.