CALVIN GODFREY QENDRA E RE E PEJËS [VIDEO]
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas ndryshimeve të shumta duke e nisu nga largimet, skuadra e Pejës vazhdon të kompletohet gradualisht edhe me lojtarë të huaj.
Pejanët sonte kanë njoftuar se kanë nënshkruajtur me qendrën amerikane, Calvin Godfrey i cili është i gjatë 206cm.
Skuadra e fundit e Frey ka qenë Manisa në Ligën e parë të Turqisë tek të cilët ka luajtur në stinorin 2020/21 me mesatare prej 13.2 pikëve e 7.4 kërcimeve në 27 ndeshje të luajtura.
Frey në të kaluarën ka luajtur edhe në Bahrein, Ceki, Estoni, Libi, Meksiko, Katar, Ukrainë, Urguai dhe normalisht në SHBA, aty ku e kishte nisur karrierën.
Peja aktualisht ka tre të huaj në skuadër, Courtney Fells, Stephen Maxwell dhe ky i fundit e pritet të vijnë edhe dy lojtarë të rinjë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.