Basketboll

IVAN KOLJEVIQ HERO I ‘VRESHTARËVE’, RAHOVECI E MPOSHT TREPÇËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka mposhtur sonte Trepçën në ”Mizahir Isma” në derbi duelin e fundit të xhiros 21 në ArtMotion Superligën e Kosovës.

‘Vreshtarët’ e kanë mposhtur Trepçën minimalisht dhe atë falë gjuajtjes së lirë të Ivan Koljeviqit 4 sekonda para fundit me rezultatin final 79-78.

Rrjedha e ndeshjes ishte e jashtëzakonshme me Rahovecin që fitoi ngushtë dy periodat e para (22-20, 21-19) dhe pjesa e parë u mbyll ngushtë me epërsinë e vendasve 43-39.

Në pjesën e dytë, Rahoveci përsëri e filloi pak më mirë duke e fituar ngushtë çerekun e tretë (17-15), por Trepça nuk u dorëzua duke hyrë fuqishëm në periodën e fundit dhe duke e fituar (19-24), por që nuk mjaftoi për fitore.

Fis Rugova ishte fantastik në fitoren e Rahovecit sonte me double-double 23 pikë e 13 kërcime, derisa lojë fantastike shfaqën edhe Musab Mala me 17 pikë, Ivan Koljeviq me 16 e TJ Dunans me 15 pikë e 12 kërcime.

Te Trepça s’mjaftuan kurrsesi për fitore, Drilon Hajrizi me 17 pikë, Andrew Gordon me 14 dhe Amin Hot e Ty Cockfield me nga 12 sosh secili.

Pas 21 xhirove, Rahoveci sonte arriti fitoren e 7-të, karshi 13 humbjeve dhe gjendet i 7-ti me 28 pikë. Ndërsa, Trepça gjendet e 2-ta me 14 fitore e 7 humbje dhe 36 pikë në tabelë.

Në xhiron e ardhshme, Trepça i shkon Yllit e Rahoveci e pret Prizrenin 16.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.