Basketboll

EKSKLUZIVE: SIGAL PRISHTINA ME PLEJMEJKER NGA ELITA UKRAINASE

Prishtinë(AsistiOnline) – Vala e përforcimeve me lojtarë të huaj te skuadrat kosovare duket se nuk ka mbaruar ende edhe pse tashmë jemi shumë afër zonës së ndeshjeve të ”play off”-it.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluvisht se skuadra e Sigal Prishtinës tashmë ka kryer punë me një lojtar të ri të huaj i cili quhet, Henry Dugat.

Baskettbollisti në fjalë është i gjatë 183 centimetra dhe luan në pozitat 1/2 e karrierën si lojtar e kishte nisur te kolegji amerikan nga NCAA1 ”Baylor University” ku ishte paraqitur për 4 sezone (2005/09).

Dugat te Prishtina pritet të zbarkojë pas përvojës së fundit në elitën e Ukrainës fillimisht me Dnipron në stinorët 2019/21 e në stinorin aktual luajti me Cherkasy Monkeys tek të cilët sivjet në 20 ndeshje kishte mesatarisht 14 pikë, 5.5 asiste e 4 kërcime për ndeshje, por pas shpërthimit të luftës atje u detyrua të largohet.

Plejmejkeri amerikan ka përvojë të madhe si lojtar, pasi ka luajtur edhe në Meksiko, Venezuelë, Suedi, Gjermani, Hungari dhe Francë, duke qenë bartës i ekipeve pothuajse kudo që ka qenë.

Shpejtë pritet që edhe Sigal Prishtina ta zyrtarizojë lojtarin në fjalë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.