PEJA E FITON DERBIN KOSOVAR NË LIGËN UNIKE NDAJ PRIZRENIT 16
Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja e ka fituar derbin kosovar ndaj Prizrenit 16 në Ligën Unike.
Verdhezinjët triumfuan sonte në cilësinë e mysafirit ndaj ekipit prizrenas me rezultatin final 72-84, derisa ky triumf ka vlerë të dyfishtë pasi vlen edhe për ArtMotion Superligën e Kosovës.
Peja fitoi dy periodat e para të ndeshjes tejet bindshëm (23-32, 10-20), për të shkuar në pushimin mes pjesëve me rezultat goxha të thellë 33-52.
Në pjesën e dytë, Prizreni 16 e tentoi rikthimin duke fituar çerekun e tretë (10-20), por në periudhën vendimtare Peja nuk lejoi humbjen e avantazhit duke e fituar atë ngushtë (18-20) dhe vulosi fitoren.
Daniel Lekndreaj ishte fantastik në fitoren e Pejës sonte me double-double (22pk, 16krc), Dardan Berisha kishte 21 pikë, Arian Qallaku 18 dhe Courtney Fells luajti me 15 pikë ndaj ish-ekipit.
Te Prizreni 16 ishin të pamjaftueshëm për fitore, Darrell Davis me 31 pikë e 13 kërcime dhe Xavier Cannefax me 13 pikë.
Pas xhiros 12 në Ligën Unike, Peja gjendet e dyta me 21 pikë, 9 fitore e 3 humbje, derisa Prizreni 16 renditet i 3-ti me 19 pikë, 7 fitore e 5 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Peja e pret Vllazninë e Prizreni 16 i shkon Teutës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.