VËLLAZNIMI VAZHDON PA HUMBJE, DËRRMON EDHE AS PRISHTINËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Lideri i Ligës së parë të Kosovës te meshkujt, Vëllaznimi e ka vazhduar formën e lartë edhe në xhiron 15 të kësaj gare.
Gjakovarët sonte mposhtën me lehtësi skuadrën e As Prishtinës me shifrat finale dhe të thella 92-55.
Ndeshja nuk kishte ndonjë historik që vlen për tu veçuar me vendasit që kontrolluan duelin nga fillimi e deri në fund, për të shënuar fitore plotësisht të merituar.
Bardh Rexha realizoi double-double monstruoz sonte në këtë fitore të gjakovarëve me 23 pikë e 18 kërcime, derisa 21 pikë i shtoi Atik Koshi.
Te As Prishtina vetëm Dardan Sejdiu kishte pikë dyshifrore, gjithsejt 25 sosh.
Pas 15 xhirove, Vëllaznimi ka po aq fitore në Ligën e parë dhe i prin bindshëm tabelës, ku e ka siguruar vendin e parë dhe përparësinë e terenit vendas në ”play off”. Derisa, As Prishtina pozicionohet e 8-ta me 20 pikë, 5 fitore e 10 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Vëllaznimi i shkon Vushtrrisë e As Prishtina e pret New Basketin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.