PLAY OFF-I NË SUPERLIGËN E FEMRAVE I SFIDON KËTO SKUADRA MES VETE
Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 20-të e Superligës së Femrave, ku u përcaktua renditja përfundimtare.
Prishtina përfundoi garat e rregullta me 20 fitore në 20 ndeshje, duke mos pësuar asnjë humbje. Në “Play-off” do të ndeshet me Trepçën, që u rendit e katërta me tetë fitore e 12 humbje. Skuadra mitrovicase të dielën mundi Bashkimin 92:85.
Gjysmëfinalja e dytë e “Play-off”-it do të zhvillohet ndërmjet Penzës dhe Bashkimit, që përfunduan në vendin e dytë, përkatësisht të tretë. Kampionet kishin 15 fitore e pesë humbje, ndërkohë, vashat prizrenase kishin 12 fitore e tetë humbje.
I pesti u rendit Vëllaznimi me pesë fitore e 15 humbje, kurse në vendin e fundit është Kastrioti me 20 humbje në 20 ndeshje të zhvilluara, duke mos shënuar asnjë fitore në elitën e femrave.
Ende nuk janë caktuar terminet e ndeshjeve të ”play off”-it.
Komentet janë të mbyllura.