Basketboll

PESËSHJA DHE MVP NGA XHIRO 25 E ARTMOTION SUPERLIGËS

PESËSHE INTERESANTE DHE MVP I PAPRITUR...

1.D.BERISHA (PEJ), 2. T.MUSIQ (GEY ), 3. SHIRKO (GEY), 4. T.THOMPSON (BASH), 5. MAXWELL (PEJ).

1.Organizatori më i mirë i xhiros 25 në Artmotion Superligë shpallët Dardan Berisha i Pejës që ishte maestral në derbin klasik kundër Trepçës me 26 pikë, prej tyre 5 treshe dhe për pak nuk realizoi dyshifror të dyfishtë pasi e përmbylli duelin me8 asistime për çka u notua me indeksin prej +20, më të lartin për një plejmejker kte javë.

2.Fundori më i mirë i xhiros shpallet Mikaile Tmushiqi i Golden Eagle Yllit i cili në derbi duelin me ish skuadrën e tij, Sigal Prishtinën përpak nuk shën oi double double dhe ndeshjen e përfundoi me 14 pikë e 9 kërcime ndërsa duhet theksuar se gati krejt pikët e shënuara i kishte treshe sepse nga 14 pikët e realizuara, shënoi 4 treshe për çka u notua me indeksin plus 20, më të lartin për një fundor kte xhiro

3.Në pozitën e alosë kte javë vjen bashkëlojtari i Tmushiqit tek Ylli, kroati Henrik Shirko i cili ishte koshashënuesi më i mirë në derbin kundër prishtinasve me 20 pikë të realizuara, prej tyre tre treshe. Shirko gjithashtu shtoi edhe 5 kërcime e 4 asistime dhe ishte gati perfekt nga gjuajtjet e lira duke realizuar 7 nga 8 tentimet dhe për kte performans të shkëlqyeshme u notua me indeksin plus 21, më të lartin për një alo kte javë.

4.Pozita e alo-qendrës na sjell për herë të parë Terrence Thompsonin e Bashkimit i cili në betejën direkte me Rahovecin për Play Off, ishte lojtari kryesor i portokallinjve me 14 pikë e 9 kërcime duke shtuar edhe 2 asistime kurse duhet theksuar patjetër efikasitetin e tij perfekt nga penalet, prej nga qëlloi të gjitha 6 gjuajtjet si dhe gati efikasitetin ideal për dyshe, pasi qëlloi 4 nga 5 tentimet. Për këtë lojë të tij Thompson meritoi indeksin plus 24 dhe epitetin e alo-qendrës më të mirë kte javë.

5.Dhe pesëshen e javës e mbyllim me të rikthyerin tek Peja, Stephen Maxwell – Luftëtari i madh i Pejës u kthye pas gati dy muaj lëndimi dhe menjëherë shkëlqeu me 20 pikë  e 4 kërcime, për 18 minuta lojë. Ajo me çka sërish fascinoi Maxuell ishte efikasiteti fenomenal nga gjuajtjet e lira prej nga shënoi të gjitha 8 tentimet kurse nga 9 dypikësha të tentuar i qëlloi 6 duke qenë fantastik dhe shtyllë e skuadrës. Për këtë lojë Maxuell u notua me indeksin plus 23 , më të lartin për një qendër kte xhiro.

MVP I XHIROS 25 – TERRENCE THOMPSON (BASHKIMI)

Adhurues të basketbollit, kte javë MVP i xhiros 25 i Artmotion Superligës shpallet alo-qendra e Bashkimit Terrence Thompson i cili me 14 pikë e 9 kërcime dhe efikasitet fenomenal për 1 dhe 2 pikë i solli fitoren e rëndëishme Bashkimit duke u vlerësuar me indeksin plus 24 më të lartin për një lojtarë kte javë.

Andaj Terrence Thompson shpallet lojtari i javës në ASIST.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.