Basketboll

MBYLLET STINORI I RREGULLT NË EUROLIGË, KËTO JANË ÇIFTET E ”PLAY OFF”-IT

Prishtinë(AsistiOnline) – Me katër ndeshjet e sontme dhe të fundit në plan-program është mbyllur stinori i rregullt i Euroligës, gara më e fortë evropiane e basketbollit.

Tetë skuadra janë kualifikuar në ”play off”, derisa janë përcaktuar pothuajse të gjitha çiftet që do të ndeshen mes vete në fazën e dytë, me përjashtim të vetëm një çifti që do të kompletohet pas zhvillimit të një ndeshje të mbetur mes Maccabi Tel Avivit dhe Fenerbahçes.

Çiftet çerekfinale janë këto:

Barcelona – Bayern.

Olimpiakos – Monaco.

Olimpia Milano – Maccabi Tel Aviv / Anadolu Efes.

Real Madrid – Anadolu Efes/Maccabi Tel Aviv.

Tetë skuadrat do të luajnë seritë mes vete nga 19 prilli deri me 4 maj, për të kërkuar nga një vend në ”Final Four”.

Ndeshjet finale të ”Final Four”-it do të mbahen në Beograd nga 19 deri më 21 maj.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.