Basketboll

PENZA TRIUMFON NDAJ PRISHTINËS NË DUELIN E PARË TË FINALES

Penza ka shënuar fitore në finalen e parë të “Play-off”-it në Superligën e Femrave, duke mundur Prishtinën në udhëtim 58:76 (14:8, 14:25, 11:22, 19:21).

Ndeshja e dytë zhvillohet në Pejë, ndërsa kampion shpallet skuadra që arrin tri fitore.

Prishtinaset e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi të lehtë, që e ngritën në fund të çerekut të parë, ku këtë pjesë e fituan 14:8. Pejanet rikthehen shpejt në periudhën e dytë, duke barazuar rezultatin në 21:21, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, ndërsa në fund të kësaj pjese mysafiret ishin më të mira, duke shkuar në pushim me rezultat 28:33.

Në periodën e tretë kampionet e Kosovës ishin më të mira, duke ngritur epërsinë në këtë pjesë edhe më shumë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 39:55.

Në dhjetë minutat e fundit, Penza ngriti edhe më shumë epërsinë, duke shkuar drejt fitores së sigurt, gjë që edhe ndodhi dhe fituan me rezultat 58:76.

Komentet janë të mbyllura.