Basketboll

PRISHTINA ARRIN FITORE NË DUELIN E PARË ÇEREKFINAL NDAJ BALLKANIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka fituar duelin e parë çerekfinal të Ligës Ballkanike ndaj Balkan Botevgradit.

Ekipi kryeqytetas ka fituar në shtëpi ndaj bullgarëve me shifrat e ngushta 85-83.

Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante me Prishtinën që fitoi çerekun e parë 35-25, derisa i dyti i takoi ngushtë ekipit mysafir 16-19 e Prishtina mbylli pjesën e parë me avantazh 7 pikësh 51-44.

Në pjesën e dytë, Ballkani arriti ti fitojë dy periodat e fundit ngushtë (18-22, 16-17), por deficiti nga çereku i parë sonte i kushtoi me humbje dhe Prishtina i’u gëzua fitores.

Ndeshja e kthimit zhvillohet me 20 prill në Botevgrad, ku Prishtina edhe nëse humbet me diferencë, kualifikohet tujtje, por nëse humbet me mbi 2 pikë, atëhere eliminohet nga gara.

Cilado nga ekipet që e fitojnë këtë seri prej dy ndeshjeve, kualifikohet në ”Final Four” të Ligës Ballkanike.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.