MONACO E MPOSHT THELLË OLIMPIAKOSIN DHE BARAZON SERINË
Prishtinë(AsistiOnline) – Monaco e ka barazuar serinë çerekfinale ndaj Olimpiakosit në Euroligë.
Skuadra franceze triumfoi çaste më parë ndaj grekëve me shifrat e thella 72-96.
Mike James me 23 pikë, Danilo Andjusic me 19 e Dwayne Bacon me 17 sosh, ishin tre individët që shkëlqyen te francezët në këtë fitore sonte.
Derisa te Olimpiakosi Sasha Vezenkov kishte 14 pikë e Tyler Dorsey shtoi 13 sosh.
Seria çerekfinale mes Olimpiakosit dhe Monacos tash barazohet në 1-1 e dy ndeshjet e radhës luhen në Francë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.